Përkeqësimi i situatës nga COVID-19, Manastirliu mbledh mjekët e Infektivit

Duke marrë shkas nga shtimi i rasteve me COVID-19 në 24 orët e fundit në vendit tonë, përfshirë edhe në strukturat shëndetësore, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me personelin mjekësor të Shërbimit të Infektivit, që janë edhe në front të parë të luftës kundër COVID-19.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ministrja Manastirliu thekson se vigjilenca e stafit mjekësor nuk është ulur për asnjë moment, edhe pse ka pasur shtim të rasteve në Spitalin Infektiv.

“Me mjekët dhe infermierët e palodhur të spitalit #Infektiv, në vijën e parë të përballjes me #COVID19.
Edhe pse kemi një shtim të rasteve në spitalin Infektiv #Covid1 nuk është ulur për asnjë moment vigjilenca dhe ku, si ditën e parë, janë këta mjekë, infermierë dhe i gjithë stafi që sakrifikojnë çdo ditë!”, shkruan Manastirliu.

Në 24 orët e fundit ka pasur një rritje të rasteve të cilët po trajtohen pranë Shërbimit Infektiv, të cilat janë 41 raste dhe prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar.

Aktualisht në vendin tonë janë 305 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet