Hekuri dhe kalciumi janë ndër mineralet më kyçe për rritjen e shëndetshme të fëmijëve. Veçanërisht hekuri, është ndër mineralet mungesa e të cilit është mjaft e përhapur në këtë popullatë dhe mjaft e rrezikshme. Një fëmijë i moshës 1-3 vjeç duhet të marrë nëpërmjet ushqimit 7mg hekur, ndërsa një fëmije i moshës 4-8 vjeç nevojitet 10mg hekur çdo ditë. Sa i përket kalciumit, mineralit që lidhet drejtpërdrejtë me shëndetin e kockave, fëmijët nevojiten 700 – 1000 mg/ditë respektivisht për moshat 1-3 vjeç dhe 4-8 vjeç.
Përmbajtja e hekurit për çdo 100gr nga ushqimet e mëposhtme:
- Kakao i hidhur – pluhur – 14,4gr
- Mëlçi viçi – 11,2gr
- Fasule – 9gr
- Thjerrëza – 8gr
- Kikirikë – 7,3gr
- Qiqra – 6,4gr
- Midhje – 5,8gr
- Tërshërë – 5,2gr
- E verdha e vezës – 4,9gr
- Peshk koce – 4,3gr
- Peshk levrek – 4,1gr
- Kumbulla vishnje te thata – 3,9gr
- Mel – 3,5gr
- Rrush i thatë – 3,3gr
- Mish vici, fileto – 3,1gr
- Stika pishe – 2gr
- Karkaleca – 1,8gr
Përmbajtja e kalciumit për çdo 100gr nga ushqimet e mëposhtme:
- Parmixhano – 1159mg
- Sherbelë – 600mg
- Rozmarine – 370mg
- Rukola – 309mg
- Gjizë lope – 295mg
- Borzilok – 250mg
- Bajame – 240mg
- Fiq të thatë – 186mg
- Spinaq – 170mg
- Mocarela – 160mg
- Lajthi – 150mg
- Kallamar/oktapod – 144mg
- Fasule – 135mg
- Arra – 131mg
- Qumësht lope – 125mg
- Kajsi të thata – 86mg
- Rrush i thatë – 78mg


