Përpasja Beqaj-Dogjani/ Deputeti publikon mesazhet e prindit që kërkon ndihmën e Beqajt

Menjëherë pas përplasjes në Parlament mes ministrit Ilir Beqaj dhe deputetit të PD-së, Asllan Dogjani, ku ky i fundit denoncoi ministrin e Shëndetësisë se ka pasur një komunikim në “Facebook” me një zonjë e cila i kërkonte ndihmë Beqajt ndërkohë që ministri tallej, deputeti ka zbardhur mesazhet, sipas tij, të zonjës.

Në mesazhe, gruaja me inicialet K. R i kërkon Beqajt ndihmë për të shpëtuar jetën e djalit, vetëm 2-muajsh. Sipas zonjës, jeta e fëmijës së saj varet nga një aparat, që kushton 3 euro, dhe nuk gjendet në spitalet shtetërore apo në treg.

Z. ministër bëhet fjalë për një jetë. Kemi fëmijën dy muajsh në renimacion në Pediatri, Tiranë. Duhet aparati në laring që nuk gjendet në spital, por gjendet tek Hygea, kushton 2 mijë euro operacioni. Ju lutem na ndihmoni të blejmë vetëm aparatin tek Hygea dhe ta operoj ne shtet. Ju lutem bëni diçka që fëmija jonë të jetojë. Trakostomi 3.5 quhet aparati qe nuk gjendet në treg. Ju faleminderit! Çdo minutë rrezikohet jeta.

Ju lutem zoti ministër, jeta e djalit tim tani varet nga një aparat qe kushton 3 euro por që nuk e gjejmë dot. Ju lutemi ju lutemi na ndihmoni.

Zoti ministër, shkova te zoti Petro Mersini dhe nuk mora zgjidhje. Unë kam hall të shpejtë, nga minuta në minutë, nuk merrem dot me shkresa. Po munde të më ndihmosh, më thuaj që të mos shpresoj më. Jam duke pritur. Faleminderit!

Gjatë seancës parlamentare Dogjani akuzoi gjithashtu Beqajn se ka vendosur diktaturë në spitale, duke kërcënuar çdo mjek dhe infermier që guxon të thotë të vërtetën.

Postime të ngjashme

Konsumimi i shumë ushqimeve të përpunuara rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ‘Rejsi Farma’, dyshohet për abuzime me rimbursimet dhe hedhje në treg të barnave të skaduara
“Do ta mbaj fjalën” – Ministrja e Shëndetësisë: Brenda vitit do ta kemi aparaturën e brakiterapisë
Ministrja e Shëndetësisë: Synojmë që pacientët shqiptarë të kenë trajtime të krahasueshme me ato të vendeve të BE
Pse zgjoheni vazhdimisht të lodhur dhe si ta përballoni këtë gjendje
Si të humbni peshë lehtësisht duke hequr dorë vetëm nga një zakon i keq
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon
Pyetësor - Kur dhunuesi nuk trajtohet, viktima nuk mund të mbrohet