Kryefaqja Aktualitet Përqindje e lartë infektimesh në raport me testimet, qytetet problematike

Përqindje e lartë infektimesh në raport me testimet, qytetet problematike

0
Shpërndaje

Shqipëria vijon të shfaqë shifra të larta të infektimeve ditore nga COVID -19, ndërkohë që situatë problematike po vihet re në  të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, në të gjithë vendin janë 1213 raste aktive, por ajo që duket shqetësuese lidhet me përqindjen e lartë të infektimve në raport me testimet e kryera, veçanërisht gjatë javës së fundit. Kështu, në 24 orët e fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive. Kjo do të thotë se më shumë se 18% e të testurave në këto 24 orë kanë rezultuar pozitivë.

Edhe gjatë ditës së djeshme, përqindja e rasteve pozitive në raport me testimet ka qenë thuajse në të njëjtat shifra, 71 raste në 459 testime.

Pak a shumë të njëjtat vlera janë shënuar edhe në ditët paraardhëse. 392 testime janë kryer në datën 5 Korrik nga ku kanë rezultuar 74 raste pozitive; 376 testime janë kryer më 4 Korrik ku janë konfirmuar 67 raste pozitive; 362 testime janë kryer më 3 korrik dhe kanë rezultuar 90 raste pozitive.

Nga ana tjetër , ajo që vihet re gjatë kësaj jave është rritja dominante e numrit të rasteve në kryeqytet, ndërsa veç Durrësit dhe Shkodrës, listës së qyteteve me shumë raste aktive tashmë i është shtuar edhe Vlora.

 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                477

Durrës                221

Shkodër            167

Vlorë                   115

Lezhë                     63

Fier                         49

Korçë                    30

Elbasan               25

Kukës                  24

Berat                   16

Gjirokastër     15

Dibër                  11

OPINION.AL

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here