Përse mushkonjat zgjedhin disa persona për t’i ‘sulmuar’

Ilma Lamce

Mushkonjat janë gjithmonë të bezdisshme, sidomos gjatë stinës së verës. Edhe pse mund të gjejmë në farmaci apo markete solucione të ndryshme kundër mushkonjave, shpesh ndodh që efekti i tyre zgjat për shumë pak kohë. Gjatë orëve të darkës mushkonjat janë më të gatshme për të pickuar. Por përse disa njerëz vuajnë më shumë ndaj tyre dhe disa të tjerë jo? Kush janë më të preferuarit e mushkonjave femrat apo meshkujt?

Mushkonjat i zgjedhin “viktimat” e tyre   në bazë të aromës, dyoksidit të karbonit dhe komponimet e sekretuara në djersë. Shumica e njerëzve nuk ndiejnë dhimbje në momentin e pickimit, por vetëm dallojnë ënjtjen dhe kruajtjen në vendin e pickimit.

Mjekët këshillojnë të keni kujdes sepse mund t’ju infektohet vendi ku jeni pickuar nëse nuk e mjekoni:

-Menjëherë vendosni akull në vendin ku jeni pickuar.

-Mos shkaktoni kruajtje, sidomos me duar jo të pastra.

-Një locion me oksid zinku është i dobishëm

-Përdorni krem kortizoni. Për përdorimin e tij duhet të konsultoheni me mjekët

-Si një parandalim kundër mushkonjave ndihmon limoni./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus