Kryefaqja Lajm kryesor Përse urinoj kaq shpesh?

Përse urinoj kaq shpesh?

0
Shpërndaje

Ju duhet të shkoni gjatë gjithë kohës në tualet? Teknikisht emri për problemin tuaj është urinim i shpeshtë. Tek shumica  njerëzve fshikëza e urinës është në gjendje që të ruajë urinën deri në momentin që ju shkoni në tualet, zakonisht 4 deri në 8 herë në ditë. Nëse shkoni në tualet më shumë se 8 herë në ditë, ose zgjoheni gjatë natës për të urinuar, mund të tregojë se keni pirë më shumë lëngje seç duhet. Ose mund të sinjalizojë për ndonjë problem shëndetësor.

Keni konsumuar shumë ujë

Nuk është vetëm H2O. Ju merrni 20-30% të ujit nga ushqimet dhe më shumë nga lëngjet e tjera. Konsumimi i tepërt i këtyre lëngjeve bën që të urinoni më shpesh. Kjo çon në uljen e niveleve të kripës në gjak në nivele të pashëndetshme. Ndiqni rregullin e artë: Pini mjaftueshëm ujë që urina të jetë e pastër, por jo aq sa të kaloni gjithë ditën në tualet.

Infeksioni i traktit urinar

Është shkaktari më i zakonshëm i urinimit të shpeshtë. Bakteri infekton veshkat, fshikëzën e urinës ose tubat që lidhin këto organe. Fshikëza ënjtet dhe nuk mund të mbajë kaq shumë urinë, e cila bëhet e turbullt, me gjak ose ka një erë të rëndë. Mund të keni gjithashtu temperaturë, të vjella, dridhje ose dhembje. Mjeku mund t’ju rekomandojë antibiotikë për trajtimin e infeksionit.

Diabeti

Si diabeti tip 1 ashtu edhe ai tip 2 rrisin nivelet e sheqerit në gjak. Një pjesë e sheqerit filtrohet nga veshkat, ndërsa pjesa tjetër përfundon në urinë. Gjatë kësaj kohe tërhiqet më shumë ujë nga trupi duke shkaktuar urinim më të shpeshtë. Nevoja urgjente për të urinuar është një nga shenjat e para dhe më të zakonshme të diabetit. Flisni me mjekun nëse papritur filloni të urinoni më shpesh se zakonisht.

Diuretikët

Të njohura gjithashtu si pilula të ujit, këto ilaçe përdoren për të trajtuar tensionin e lartë të gjakut dhe problemet me mëlçinë dhe veshkat. Ato bëjnë që veshkat të prodhojnë më shumë kripë (sodium) në urinë, prandaj dhe mund të urinoni më shpesh. Kjo gjendje bën që të humbisni edhe shumë sodium dhe kalium, një gjë e dëmshme kjo për shëndetin. Mund të keni gjithashtu të përziera, dridhje dhe dhembje. Mos e ndryshoni dozën apo të ndaloni së përdoruri këto ilaçe pa u konsultuar më parë me mjekun.

Sindroma e dhembshme e fshikëzës

Mund të ndieni nevojën për të shkuar në tualet shpesh, por nga ana tjetër nuk urinoni shumë. Mund të keni edhe dhembje në pjesën e poshtme të belit, që përkeqësohen edhe më shumë kur urinoni apo kryeni marrëdhënie seksuale. Kjo ndodh kur indet e fshikëzës ënjten dhe bëhen shumë të ndjeshme. Mund ta trajtoni këtë gjendje, që quhet ndryshe cistiti intersitial, me një dietë ushqimore të shëndetshme, aktivitet fizik, ilaçe, operacion ose terapi fizike.

Gurë në veshka

Mineralet dhe kripërat mund të formojnë gurë të vegjël në veshka. Ndieni nevojën për të shkruar shpesh në tualet dhe nga ana tjetër nuk urinoni shumë. Mund të keni gjithashtu dhembje të shumta në njërën anë apo në të gjithë shpinën, të përziera, ethe etj. Kilet e tepërta, dehidratimi, dieta e lartë në proteina dhe historia familjare janë disa nga faktorët e rrezikut.

Shtatzënia

Ndërkohë që bebi rritet, fillon të zërë më shumë hapësirë dhe shtyn fshikëzën, prandaj edhe keni nevojë për të urinuar më shpesh. Flisni me mjekun nëse keni dhembje gjatë urinimit ose vëreni gjak në urinë.

Vaginiti

Vaginiti është inflamacioni i mukozës vaginale, me origjinë nga irritimi, infeksioni ose trauma të ndryshme. Ky shqetësim gjen terren të përshtatshëm për t’u zhvilluar nga zvogëlimi i aciditetit fiziologjik vaginal, i shkaktuar përgjithësisht nga terapitë hormonale (me bazë hormonesh, antibiotikësh, kontraceptivët oralë), patologjitë (si diabeti), nga veshjet shumë të ngushta. Shkaktarë të vaginitit mund të jenë bakteret e ndryshme (Gardnerella vaginalis, Trichomona vaginalis), kërpudhat (Candida albicans) etj. Mund të ndieni acarim ose djegie kur urinoni dhe keni dhembje gjatë aktit seksual. Ndieni gjithashtu nevojën për të urinuar shpesh dhe urina mban një erë shumë të rëndë.

Tumori

Si tumoret kanceroze ashtu edhe ato beninje ju shkaktojnë urinim të shpeshtë

Prostata

Meshkujt kanë një gjëndër në madhësinë e arrës, prostata, që rritet edhe më shumë pas moshës 25 vjeç.

Disa nga simptomat që paralajmërojnë për zmadhim të prostatës janë:

  • Ndjesia e moszbrazjes plotësisht të fshikëzës kur përfundoni së urinuar
  • Nevoja për të urinuar sërish edhe pas 2 orësh pas urinimit
  • Urinim i shpeshtë natën (nokturi)
  • Urinim me ndërprerje
  • Nevojë për sforcim kur urinoni
  • Rrjedhje e dobët e urinës
  • Vështirësi në nxjerrjen e urinës

Kapsllëk

Nëse nuk keni jashtëqitur prej kohësh (kapsllëk), zorrët mbushen aq shumë sa shtyjnë edhe fshikëzën e urinës dhe ju shkaktojnë ndjesinë e urinimit të shpeshtë. Kapsllëku mund të dobësojë muskujt e zonës pelvike, që ndihmojnë në kontrollin e zorrës dhe të fshikëzës. Flisni me mjekun ose farmacistin si të dilni rregullisht në tualet.

Burimi: Jotabu.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here