Përshkallëzohet konflikti mes infermieres dhe nënës: “Nuk më mbajti fëmijën në spital”

Një konflikt verbal mes një infermiere në urgjencën e Pediatrisë dhe nënës së një fëmije ka përfunduar në procedimin penal të kësaj të fundit.

Me anë të një njoftimi për shtyp, Policia e Tiranës njofton se një 22-vjeçare është proceduar penalisht pasi ka goditur me grushta infermieren e spitalit, shtetasen G. P, 25 vjeç, me pretendimin se kjo e fundit nuk i mbante fëmijën në spital.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”. / Shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak