Personaliteti sipas formës së fytyrës

Leximi i fytyrave mund të na japë disa informacione interesante për veten dhe të tjerët. A e keni vënë re se disa mesazhe mund të kuptohen nga shprehitë e fytyrës?

forma fytyreLeximi i fytyrës nuk mund të konsiderohet si një shkencë e saktë, por rezultatet nga studimet duken mjaft interesante. Nga një studim i bërë kohëve të fundit parashikohet se forma e fytyrës tregon disa detaje për personalitetin e njeriut.

Këtu do t’ju paraqesim disa nga detajet e personalitetit që tregojnë format e fytyrës:

Fytyra rrumbullake: njerëzit me formë fytyre të rrumbullakët priren të jenë më emocional, të ndjeshëm dhe të kujdesshëm. Sipas studimeve, thuhet se burrat dhe gratë me këtë formë fytyre janë të prirur për fantazi seksuale dhe kanë tendencën të kenë marrëdhënie afatgjata.

Fytyrat ovale: njerëzit me këtë formë fytyre janë më praktikë dhe metodikë në karrierën e tyre. Ata kanë potencial shumë të fortë dhe priren të jenë korrekt në gjithçka.

Fytyrat katrore: individët me fytyrë në formë katrore, zakonisht posedojnë një mendje të mprehtë dhe analitike. Kanë personalitet të zjarrtë dhe bëhen lehtësisht agresiv. Ata janë ambiciozë dhe autoritarë.

Fytyrat trekëndëshe: individët me këtë formë fytyre kanë shije të hollë për artet, personaliteti i tyre është krijues dhe i ndjeshëm. Nëse do të shiheshin nga këndvështrimi i një artisti, ata do të shikoheshin si individë me temperament flakërues.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur