Kryefaqja Box 2 Personaliteti sipas grupit të gjakut që i përkisni

Personaliteti sipas grupit të gjakut që i përkisni

2
Shpërndaje

Besimi se personaliteti përcaktohet nga grupi i gjakut ka zënë shumë vend në Japoni, ku analiza e grupit të gjakut konsiderohet si një gjë shumë serioze. Menaxherët e kompanive e përdorin për të punësuar nënpunës, studiuesit e tregut e përdorin për të studiuar sjellje dhe prirje të tregut dhe shumë veta e përdorin për të zgjedhur miqtë dhe bashkëshortët.

dhurim i gjakutShkencëtarët e sotëm dhe mjekët e pranojnë qartë ekzistencën e lidhjes mendje-trup. Nëse shohim çdo grup gjaku, do të shohim një personalitet të qartë, që është trashëgimia e paraardhësve tanë. Duke u mbështetur në veçantinë e secilit grup gjaku, ndoshta mund të arrini rezultate dhe cilësi më të mirë në punën tuaj si dhe kënaqësi më të madhe dhe siguri në jetë.

Grupi 0- Çdo njeri i grupit 0 ka një kujtesë gjenetike fuqie, rezistencë, kurajë, pavarësi, instinkt dhe optimizëm të lindur. Njerëzit e parë të grupit 0 janë personifikimi i vrullit dhe qëndrueshmërisë dhe kanë një sens të lartë vetëkontrolli. Besonin në veten e tyre. Mbretëresha Elisabet është grupi 0, Princi Çarls gjithashtu.

Grupi A- Veçori e këtij grupi është karakteri bashkëpunues. Njerëzit e grupit A janë të vlefshëm, taktikë, të duruar, nuk mund të ekzistojnë pa pasur respekt për të tjerët. Këta njerëz e mbyllin ankthin brenda vetes, sepse këtë duhet të bësh kur merresh vesh me të tjerët. Por, kini kujdes kur shpërthejnë! Hitleri ishte më i famshmi udhëheqës që i përket grupit të gjakut A.

Grupi B- Nga shumë anë grupi B ka elementet më të mira të të gjitha grupeve të tjera. Ka cilësitë e ndjeshmërisë dhe intelektit të grupit A, por ka dhe agresivitetin dhe reagimin fizik të grupit 0. Njerëzit e grupit B mund të përballojnë me shumë sukses ndryshimet dhe njerëzit e ndryshëm prej tyre, sepse janë gjenetikisht më të aftë dhe nuk janë të prirur për konflikte dhe sfida. Zotërojnë mirëkuptim të madh. Një statistikë që flet vetë: megjithëse grupi B në SHBA përbën vetëm 9% të popullsisë, 30-40 % e milionerëve vetëkrijues janë të grupit B.

Grupi AB- Krishti ishte grupi i gjakut AB. Njerëzit që i përkasin këtij grupi gjaku janë nevrikë, të ndjeshëm dhe eksentrik. I përqafojnë të gjitha aspektet e jetës pa kuptuar në mënyrë të theksuar pasojat. Ky është grupi më interesant dhe emocionues. Xhon Kenedi, Merlin Monro i përkisnin këtij grupi gjaku.

Përshtati në shqip: Elena Beta

2 Komente

    • Në Torino, Itali, ndodhet një qefin, që mendohet se është copa me të cilën është mbështjellë Krishti kur vdiq. Pikat e gjakut që ndodhen në të, të analizuara tregojnë një grup gjaku AB.
      Me respekt, stafi!

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here