Personat mbipeshë, të rrezikuar nga këto 11 lloje kanceri

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Obeziteti rrit rrezikun e zhvillimit të 11 llojeve të kancerit, ka zbuluar një studim i ri. Të qenët mbipeshë ju rrezikon nga kanceri i gjirit, ezofagut, stomakut, zorrës, rektumit, sistemit të traktit biliar, pankreasit, mitrës, vezores, veshkave dhe kanceri i gjakut myeloma.

Hulumtuesit shkencorë nga Kolegji Mbretëror i Londrës kanë zbuluar se rreziku i zhvillimit të kancerit të traktit biliar rritet tek meshkujt me 56% për çdo 5 kg shtim në peshë.

Për gratë, rreziku i zhvillimit të kancerit të mitrës rritet me 21%.

Këto rezultate janë shqetësuese duke qenë se një e katërta e të rriturve dhe një e pesta e 11-vjeçarëve janë obezë.

Studimi, i publikuar tek Revista Mjekësore Britanike, thekson shifrat e mëparshme që tregojnë se 25 mijë raste të kancerit në Britani mund të parandalohen çdo vit nëse pacientët do të kishin peshë normale.

Pas mos konsumimit të duhanit, pesha normale e trupit është një nga gjërat më të rëndësishme që njerëzit mund të bëjnë për uljen e rrezikut të zhvillimit të kancerit”.

Sipas një studimi të fundit, rastet me kancer të zorrës së trashë dhe rektumit janë shtuar ndjeshëm tek të rinjtë për shkak të ushqyerjes së pashëndetshme dhe mungesës së aktivitet fizik.

Një person i lindur në vitin 1990 mund të jetë 2 herë më i rrezikuar të preket nga kanceri i zorrës së trashë dhe 4 herë më i rrezikuar nga kanceri rektal, krahasuar me ata që kanë lindur në vitet ’50, thonë hulumtuesit shkencorë nga Shoqata Amerikane e Kancerit dhe Instituti Kombëtar i Kancerit.

  • Prezencë gjaku në jashtëqitje
  • Diarre kronike e pashpjegueshme
  • Anemi
  • Pasazh intestinal jonormal
  • Humbje e oreksit

Për rezervime dhe më shumë info, kontaktoni në: 0035544506666 ose 0697004000.
Adresa: Lagjja Ali Demi, tek ish – Poligrafiku, Tiranë.

Për Ju, Për familjen, Për jetën!
SPITALI CONTINENTAL

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?