Personat me probleme fizike dhe mendore, në pritje për orë të tëra për të dalë në Kemp

denoncim_persona me diabet

Fëmijë, të rritur, pleq, invalidë e të sëmurë mendor kanë për orë të tëra që presin në radhë në Zyrën e KMCAP në Fier për të dalë në Kemp. Duke qenë se nuk është përcaktuar një orar i saktë i daljes në komision sipas kategorive të të sëmurëve, persona të moshave të ndryshme, me probleme fizike dhe mendore, kanë që në orët e para të mëngjesit që presin në radhë.

Një qytetar ka denoncuar tek Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet shqetësimin lidhur me mënyrën e daljes në komision të personave me aftësi të kufizuar.

Kjo foto përmban fëmijë, të rritur, pleq, njerëz me probleme shëndetësore, të gjithë që variojnë sa nga një sëmundje në tjetrën. Me probleme mendore ose fizike, apo shkaqe te tjera . Ora është 15:13 min. Këtu ka pleq dhe persona me probleme mendore në pritje prej ore 08:00. 

Lind pyetja: Nëse personi me aftësi mendore jo të mira për shkak të pritjes më se të zgjatur bëhet i dhunshëm, kush do të mbajë përgjegjësi për dëmet njerëzore që mund të shkaktohen?!
Por nëse ndonjë fëmije do t’i shfaqet ndonjë komplikacion akoma më i madh me pasoja fatale?! / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej