Personeli spitalor Durrës, trajnime për menaxhimin e situatave të zjarrit

Spitali Rajonal Durres1

Shumica dërrmuese e rasteve të rënies së zjarrit përfundojnë me të lënduar vetëm se stafet e institucioneve nuk dinë as rregullat më të thjeshta për të marrë në dorë situatën. Pajisjet për fikjen e zjarrit nuk janë të rëndësishme vetëm të jenë në institucione. Ato marrin vlerë kur stafi di t’i përdorë në rast të rënies së zjarrit.

Për të trajnuar stafin në rast zjarri, Spitali Rajonal i Durrësit në bashkëpunim me përfaqësues të ndërmarrjes së zjarrëfiksëve kanë zhvilluar ditën e djeshme një seminar për metodat e përballimit të flakëve të zjarrit.

Ata kanë trajnuar stafin e Spitalit Rajonal Durrës për mënyrën e evakuimit të pacientëve dhe stafit në rast rënie zjarri. Stafi ka marrë gjithashtu njohuri mbi përdorimin manual dhe funksionet e fikseve portative të zjarrit.

Rastet e zjarrit nëpër spitale nuk janë të rralla. Vetëm pak ditë më parë flakët përfshinë repartin e dializës brenda spitalit Amerikan, ngjarje tragjike kjo që u mori jetën 4 pacientëve.

 

Spitali Rajonal Durres2

Spitali Rajonal Durres3

Spitali Rajonal Durres

/ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?