“Aktorët jemi ne” ishte një projekt me një hark kohor prej 8(tetë) muajsh i bashkëfinancuar nga Ministria e Kulturës dhe i implementuar nga organizata Përtej Barrierave.
Qëllimi i projektit ishte promovimi i artit përmes një teknike teatrale risi, që ndikon në edukimin e brezit te ri, mbi të drejtat e njeriut, përfshirjen sociale dhe pjesëmarrjen rinore nën një emërues të përbashket siç është teatri.
Projekti ishte dizenjuar mbi parimet e respektit dhe tolerancës duke përdorur si mjet inspirues “teatrin e të shtypurit” (theater of the oppressed). Teatri i të shtypurit përmban një dimension gjithëpërfshires pasi janë vetë të rinjtë që zgjedhin tematikën që i shqetëson, shkruajnë skenarin, ndajnë rolet dhe punojnë për performancën finale. Ajo që e bën të ndryshëm nga teknikat e tjera është përfshirja e audiencës në rolin e aktorëve gjatë performancës së dytë, përfshirje që sugjeron zgjidhje, bashkëpunim dhe reagim kundrejt fenomeneve negative.
Shoqata “Pertej Barrierave” ka akumuluar një experience të larmishme në edukimin e brezit të ri nëpërmjet kësaj teknike të teatrit. “Përtej Barrierave” ka rreth 8 vite që punon me rrjete të ndryshme europiane në fushën e teatrit të të shtypurit.
Projekti promovoi artin përmes një teknike teatrale risi që ndikon në edukimin e brezit të ri mbi të drejtat e njeriut. Respekti për të drejtat e njeriut është baza e ekzsitencës sonë por shkrimi i tyre në letër nuk nënkupton dhe garanton gjithmonë respektimin e tyre.
Disa nga aktivitetet e projektit ishin:
Aktiviteti 1: Workshope nëpër shkolla. Të gjitha ëorkshopet janë zhvilluar te Qëndra Multifunksionale TEN.
U organizuan 6(gjashtë) workshope me 6(gjashtë) gjimnaze në Tiranë përkatesisht me:
Gjimnazi “Sami Frasheri”
Gjimnazi me orientim gjuhësor “Asim Vokshi”
Gjimnazi “Aleks Buda”
Gjimnazi “ Qemal Stafa”
Gjimnazi “Ismail Qemali”
Gjimnazi “Partizani”
Aktiviteti 2: Prodhimi i manualit në gjuhën shqipe mbi teknikën e Teatrit të të Shtypurit.
Aktiviteti 3: Seminari përmbyllës i projektit
Seminari u organzua në mjediset e Qendrës Rinore të Tiranës në Rrugën e Kavajës në datën 11 Nentor 2017 në oren 10:00.
Ky seminar kishte si qëllim të sillte së bashku përfaqësues të ndryshëm të shoqerisë civile që punojnë me artin si dhe të rinjtë, përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, drejtuesit e shkollave, mesuesit dhe të rinjtë e gjashtë (6) shkollave të mesme që morrën pjesë në projekt, si dhe aktivistët e organizatës “Përtej Barrierave” për të ndarë eksperiencën e akumuluar në këtë projekt. Njëkohësisht një nga objektivat e këtij seminari ishte vënia e theksit te promovimi i artit si një mjet edukativ dhe nxitja e politikave gjithëpërfshirëse duke promovuar zhvillimin e teknikave të reja në të ardhmen dhe duke i futur ato edhe në kurrikulat shkollore. Ky projekt solli një risi në edukimin artistik me të rinjtë duke propozuar për herë të parë tekniken e Teatrit të të Shtypurit.
Njëkohësish gjatë kësaj dite u prezantua edhe produkti final i këtij projekti, Manuali- “TEATRI mes artit dhe edukimit” i cili është një udhërrëfyes për të gjithë ata që do të duan të përdorin Teatrin e të Shtypurit, vjen si një nga materialet e para të ofruara në gjuhën shqipe për këtë teknike teatrale, artisike dhe edukative të panjohur në vendin tonë.
Disa nga rezultatet e këtij projekti ishin:
- 36 orë trajnim
- 150 nxënës të trajnuar
- 6 shkolla që kanë përfituar nga projekti
- 1 manual në gjuhën shqipe
- Edukim përmes artit
- Promovimi i teatrit
- Gjithëpërfshirje sociale përmes artit
- Promovim i të drejtave të njeriut
- Nxitje e mendimit kritik
- Aplikimi i një metode të re, siç ishte teatri i të shtypurit
- Promovim i kulturës dhe i diskutimit
- Njohja e të rinjve me edukimin jo-formal


