Përurohet, pa bujë, Qendra e konsultave në QSUT

Denisa Canameti / Shëndet+

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe kryeministri i vendit, Edi Rama, ishin sot në QSUT për të përuruar Qendrën e Konsultave. Një projekt i qeverisë shqiptare, i Ministrisë së Shëndetësisë, me vlerë 58 milionë lekë. Ky projekt u prezantua  vitin e kaluar. Pavarësisht rëndësisë së madhe të kësaj qendre, Ministri ka vendosur të bëjë një inagurim pa bujë. Kështu, në ambientet e QSUT-së ishin vetëm kamerat e TVSH-së.Qendra e konsultave në QSUT

I shoqëruar nga Ogerta Manastirliu, drejtoresha e spitalit, ministri ka qëndruar disa minuta në ambientet e konsultave për t’u nisur më pas drejt administratës.

Vitin e kaluar, në kohën e prezantimit të projektit, Ministri është shprehur se “me këtë qendër konsultash do të përmirësojmë ndjeshëm cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, ndaj pacientëve, – nuk do të kemi më sorollatje nëpër pavione, por do të ulim edhe ngarkesën që kanë sot pavionet, brenda të njëjtave hapësira ku ofrohet shërbimi për pacientët që janë të shtruar, por edhe shërbim vizitash ambulatore”.

Ndërsa drejtoresha e QSUT-së,  Manastirliu, është shprehur se “nga një godinë e lënë në harresë në gjendje të degraduar, kemi nisur këtë projekt të ri, të qendrës së konsultave, ose të qendrës ambulatore të QSUT-së, një projekt për herë të parë në këto përmasa”.

Ajo shtoi më tej se kjo Qendër “do të përmirësojë shumë shërbimin  ambulator mjekësor të QSUT-së, sigurisht do të shmangë ecejaket e pacientëve, që vijnë për një konsultë më të specializuar në qendrën tonë, duke dashur të kontaktojnë mjekun, duke dashur të bëjnë një analizë më specifike për patologjitë e ndryshme që mund të kenë, dhe sigurisht do të përmirësojë fluksin, të gjithë spitalin në konceptin e shtrimit dhe të ambulatorit”./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi