Përurohet rezonanca magnetike në Qendrën Kombëtare të Traumës

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mori pjesë në përurimin e pajisjes së re moderne ekzaminuese të Rezonancës Magnetike në Spitalin e Traumës në Tiranë. “Kjo pajisje e re dhe moderne plotëson nevojat për ekzaminime imazherike në Qendrën spitali-ushtarakKombëtare të Traumës në Shqipëri. Rezonanca Magnetike do të shërbejë për rastet e urgjencës, por edhe zgjerojmë ofertën e këtij ekzaminimi të nevojshëm në spitalet tona publike edhe për rastet e planifikuara”, u shpreh ministri Beqaj.

Beqaj konfirmoi angazhimin e Qeverisë dhe punën në drejtimin e duhur për të përmirësuar ndjeshëm shërbimin spitalor, qoftë në Spitalin e Traumës, në Spitalet Universitare por edhe në spitalet e tjera Rajonale.

Drejtori i Spitalit të Traumës vlerësoi vëmendjen e posaçme të Qeverisë për këtë Qendër Kombëtare.

“Spitali i Traumës jo vetëm që nuk kishte rezonancë më parë, por në 2013 nuk ka patur as skaner. Është një investim i madh i Qeverisë Shqiptare dhe duam të falënderojmë Ministrinë e Shëndetësisë për impenjimin që ka patur për shtimin e aparaturave për diagnostikimin sa më të madh të pacientëve. Rezonanca e kompleton spitalin me te gjitha ekzaminimet e nevojshme, urgjente dhe te planifikuara dhe do të ulim rradhët e pritjes edhe në spitalet e tjera”, tha Dr. Gjovalin Bushi, drejtor i spitalit të Traumës.

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim