Përurohet Rezonanca Magnetike në spitalin e Shkodrës

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, zhvilloi të martën një takim me drejtues, mjekë, infermierë e rezonance magnetike.punonjës të shëndetësisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku vunë në funksionim pajisjen ekzaminuese të Rezonancës Magnetike. Kjo pajisje e re dhe moderne do të plotësojë nevojat për ekzaminime imazherike për të gjithë banorët në Veri të Shqipërisë. Ata nuk do të kenë më nevojë të vijnë në Tiranë dhe të presin në radhët e gjata për të bërë një ekzaminim të detajuar të trupit apo të pjesëve të veçanta. Pajisja do t’i vijë në ndihmë edhe vetë mjekëve për të bërë diagnoza më të shpejta, më të sakta, dhe të japin terapi më efektive.Ilir Beqaj

Kreu i Shëndetësisë bëri të ditur se janë investuar rreth 95 milionë lekë në Spitalin Rajonal të Shkodrës për ta pajisur atë me rezonancë magnetike dhe plotësuar kështu shërbimin e imazherisë në këtë spital.

“Besoj se kjo pajisje do t’i shërbejë që nga java e ardhshme, në fakt jo vetëm banorëve të qarkut të Shkodrës, por edhe qarkut të Kukësit dhe të qarkut të Lezhës,” u shpreh ministri Beqaj.

“Në Spitalin e Shkodrës, kemi tashmë kapacitete shumë të mira për sëmundjet e zemrës, kemi kabinetin e kardiologjisë me eko, pajisje për provën e ngarkesës, Holter të zemrës, Holter tensioni; kemi kabinetet e këshillimit të diabetit; dhe gjithashtu forcojmë edhe imazherinë, për raste të tjera kur për nevoja kardiake, apo neurologjie dhe neurokirurgjie, na duhet ky ekzaminim kaq i plotë,” tha më tej kreu i shëndetësisë./ Blertina Koka, Shëndet+

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak