Përzieni këto 2 përbërës dhe trajtoni artritin, diabetin, të ftohurën dhe sëmundje të tjera

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Për shekuj me rradhë njerëzit kanë përdorur produkte natyrale për të trajtuar sëmundje të ndryshme. 2 nga prduktet më të përdorura në mjekësinë alternative janë mjalti dhe kanella. Të dy këta përbërës kur bashkohen sëbashku kanë veti të fuqishme anti-inflamatore që luftojnë radikalet e lira, rrisin sistemin imunitar dhe trajtojnë disa sëmundje.

Ja çfarë sëmundjesh trajton dhe parandalon kombinimi i mjaltit me kanellë:

mjalte-dhe-kanelleArtritin: mjali dhe kanella janë të pasura me kalium dhe elementë të tjerë që trajtojnë inflamacionin. Përzieni 2 lugë mjaltë me 1 lugë kanellë pluhur dhe aplikojeni në zonat e prekura nga artriti duke i fërkuar për disa minuta. Ju mund ta hani këtë masë çdo mëngjes dhe mbrëmje për të pasur rezultate më të shpejta dhe efektive.

Alergjinë: mjalti dhe kanella rrisin sistemin imunitar dhe e bëjnë atë më të fortë kundrejt baktereve dhe viruseve. Pini 1 gotë ujë të ngrohtë çdo mëngjes me mjaltë dhe kanellë për të parandaluar alergjitë.

Sëmundjet e zemrës: sipas një studimi të bërë në Amerikën e Veriut u konstatua se kanella ndihmon në rritjen e fleksibilitetit dhe fuqisë së arterieve. Mjalti dhe kanella e kombinuar sëbashku zhbllokojnë arteriet e bllokuara, të cilat janë një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të zemrës.

Diabetin: hulumtime të shumta kanë treguar se kanella zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak ndërsa mjalti balancon nivelin e kolesterolit të keq dhe të mirë. Të dy këto probleme shëndetësore ndikojnë në shfaqjen e diabetit, prandaj një gotë ujë me mjaltë dhe kanellë do t’ju ndihmonte të parandalonit diabetin.

Të ftohurat: mjalti dhe kanella kanë efekte të fuqishme antibakteriale dhe antivirale. Kombinimi i këtyre përbërësve qetëson simptomat e të ftohurës, lehtëson dhimbjet e fytit dhe lehteson kollën.

Burimi: Step to Health

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla