Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka
Mushkëritë janë një nga organet më të rëndësishme të trupit dhe për pasojë pastrimi i tyre është shumë i nevojshëm, sidomos për duhanpirësit. Papastërtitë dhe toksinat e akumuluara në mushkëri pengojnë funksionimin normal të tyre dhe mund të çojnë në kushte të rënda shëndetësore.
Xhenxhefili është shumë i mirë për detoksifikimin e mushkërive. Ai përmban disa përbërës kimikë që ndihmojnë mushkëritë të funksionojnë më mirë duke eliminuar ndotësit e ajrit nga rrugët e kalimit të frymëmarrjes para se ato të irritojnë mushkëritë. Xhenxhefili përmirëson gjithashtu edhe qarkullimin e gjakut.
Pini 2 filxhanë me çaj xhenxhefili në ditë për të pastruar mushkëritë, sidomos duhanpirësit.
Për të bërë çajin, zieni 1 lugë çaji me xhenxhefil të copëtuar në 1 filxhan ujë. Lëreni të zbutet për 5-10 minuta. Më pas e kulloni dhe shtoni pak limon dhe mjaltë për shije.
Shënim: Njerëzit që marrin ilaçe për zemrën dhe tensionin e lartë të gjakut nuk duhet ta teprojnë me xhenxhefilin.


