Peshku dhe ushqimet me bazë gruri, mbrojnë nga astma

Fëmijët që konsumojnë rregullisht peshk dhe ushqime me bazë gruri, janë të mbrojtur nga rreziku i shfaqjes së astmës. Të paktën ky është përfundimi i një studimi të kryer nga një ekip studiuesish holandez të “National Institute of Public Health and the Environment”, të cilat kanë analizuar lidhjen që ekziston mes shfaqjes së astmës dhe sjelljeve ushqimore të 598 fëmijëve me moshë nga 8 deri 13 vjeç.

gruri 1

Pas analizimit të të dhënave të marra nga prindërit ka rezultuar se nuk ekzistonte ndonjë lidhje e dukshme mes shfaqjes së astmës dhe konsumimit të disa ushqimeve si: fruta, perime dhe bulmetrave, përveç peshkut dhe ushqimeve me bazë gruri

H. A. Smit, i cili ka drejtuar ekipin që punoi për këtë studim, ka shpjeguar për revistën “Thorax” se vështirësitë në frymëmarrje ishin verifikuar në gati 19,4% të fëmijëve që konsumonin rregullisht këto dy lloj ushqimesh.

“Me fjalë të tjera, konsumimi i shpeshtë dhe i rregullt i ushqimeve me bazë gruri dhe peshk, është i lidhur me uljen e rrezikut për të shfaqur astmë dhe më konkretisht ky rrezik ulet nga 54% deri në 66%”, ka përfunduar studiuesi holandez.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe