Peticion online për dorëheqjen e ministrit Beqaj

Blertina Koka / Shëndet+

peticion

Lajmi për vdekjen e Kristi Mazes ka pikëlluar shumë njerëz sot. Në rrjetet sociale ka mjaft mesazhe ngushëllimi për humbjen e jetës së vogëlushit, por edhe revoltë ndaj ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqajt, i cili e cilësoi jo urgjent rastin e 11-vjeçarit.

Kjo ka bërë që një grup qytetarësh të hapin një peticion në internet, ku kërkojnë dorëheqjen e ministrit Beqaj.

“Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Bergamos në Itali, vogëlushi Kristi Maze i cili ishte shtruar në këtë spital prej afro 2 muajsh për të kryer transplantin e mëlçisë. Maze ndërroi jetë pas një operacioni që zgjati për afro 12 orë. Sipas mjekëve që asistuan në operacion, trupi i tij nuk e përballoi dot operacionin. Kristi Maze u bë i njohur falë publikimit të rastit të tij në News 24 ku u mblodhën shumë fonde për ta çuar për kurim në Itali, pasi në Shqipëri ishte e pamundur që të bëhej një ndërhyrje e tillë. Ai qëndroi për afro një vit në Pediatrinë e QSUT ne neglizhencen totale te qeverise ku deklaroi se rasti i tij nuk ishte urgjent dhe vetëm në muajin janar u bë e mundur që të mblidhen paratë dhe të trasnsferohet në spitalin e Bergamos, ku fatkeqësisht nuk mund ti shpëtojë sëmundjes së rëndë, vonesa prej nje viti pati pasoja. Kristi dhe familja e tij vuajten shume. Reago sot per nje ndryshim rrenjesor per shendetin tend. Ne meritojme me taxat tona kujdesin per shendetin dhe jo per tenderat klienteliste,” shkruhet në peticionin që ka nisur online me qëllim dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Peticioni i drejtohet për reagim edhe Presidentit të Republikës Bujar Nishani, Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Nëse edhe ju mendoni se ministri Beqaj duhet të japë dorëheqjen, klikoni këtu për të nënshkruar peticionin.

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni