Petrit Vargu: E ç’i duhet ministrit të Shëndetësisë

Petrit Vargu, mjek

“Sot, Ministri i Shëndetësisë erdhi dhe diskutoi me pedagogët për kriteret që do të vendosen për emërimin e Shefave të Shërbimit.
Petrit VarguNëse ky është problemi i pedagogëve, të vijë dhe të diskutojë Ministrja e Arsimit. Ç’punë ka Ministri i Shëndetësisë në mirë-menaxhimin e klinikave. Nuk duhet të jetë pre’ dhe viktimë e emërimit të 40 profesorëve brenda një nate.

Unë mendoj që në radhë të parë nga ky proces duhet të përjashtohen të gjithë ata profesorë dhe mjekë ose familjarët e tyre që kanë klinika private ose janë konsulentë të spitaleve private.

Nëse kjo klauzolë nuk do të vendoset, atëherë Q.S.U.T. do të mbetet peng e një shtresë profesorësh që fatkeqësisht sot kanë shëndetësinë në dorë. Nuk e kuptoj se si me këtë gafë të radhës që po bën ministri, mund të flasësh për autonomi shëndetësore që do të thotë që spitalet deri në kapilarë, domethënë pavionet, të vetë administrohen. Kësaj i thonë “t’i varësh ujkut mëlçitë në qafë”.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim