Petrit Vargu: Gjyqi im me Beqajn që prej 2014-s

(Intervistën e plotë me mjekun Petrit Vargu mund ta lexoni në gazetën “Shëndet+” të datës 2-15 shkurt) 

“Me 21 janar të vitit që shkoi, për shkak të intervistës që dhashë në një emision televiziv ku unë thashë që duhet të punojë dhe urgjenca e sanatoriumit dhe hemodinamika, zoti Beqaj i dha urdhër drejtoreshës së spitalit për të më dhënë paralajmërim. Unë Petrit Vargukam edhe urdhrin e zotit Beqaj edhe urdhrin e kësaj që më dha paralajmërim për përjashtim nga puna se kam fyer kardiologët e sanatoriumët sepse thoja që janë katër mjekë që rrinë me duar kryq.

“Në fakt, të katërt mjekët nuk janë fyer, përkundrazi më falënderojnë. Doktor Agron Beshi e ka thënë edhe para zv.ministres për ndihmën që i kisha dhënë, se ata rrinin vërtet duarkryq. Mirëpo minsitri e vazhdoi,  si duket, donte të mbyllte gojën time sepse duhet të rrija 6 muaj pa folur. E hodha në gjyq, ata e kanë çuar në apel. Përfundimi është i qartë sepse ministri nuk ka asnjë denoncim. Unë i kam firmat, por nuk i kam bërë publike, sepse do mendohet sikur po sulmoj Beqajn.

Por në fakt…?

Beqaj është shumë i vogël për t’u sulmuar nga unë.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren