Petrit Vasili: Testimi i mjekëve është i paligjshëm, rëndon situatën

mjeke

Ish, minsitri i Shëndetësisë, Petrit Vasili tashmë deputet i LSI-së ka hedhur kritika të forta mbi vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të testuar mjektët.  “Testimi i mjekëve është arnim i panevojshëm. Paligjshmëria e testimit të mjekëve rëndon situatën. Testimi është një ide e gabuar në kohën e gabuar. Imponimi antishkencor nuk e përmirson sistemin shëndetësor”, thekson Vasili duke shtuar se edukimi në vazhdim i mjekëve është rruga rruga e vetme. Ndërkohë  rreth testimit të mjekëve në vend ka pasur shumë kundërshtime. Pikërisht për këtë kryeministri Edi Rama  dhe minisitri i Shëndetësisë, Ilir Beqja zhvilluan një takim me shefat e shërbimeve në mjediset e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati për 45 minuta. Rreth dy javë me parë ministri Beqja deklaroi se bluzat e bardha do ti nënshtrohen një testimi kombëtar.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim