Petulla me mjaltë, si t’i përgatisni

Përbërësit:

petulla500 gr qumësht
250 gr miell
20 gr maja birre e njomë
5 gr kripë
30 gr sheqer
Vaj misri për skuqjen
Mjaltë per servirje

Përgatitja:

Hedhim pak qumësht në një tenxhere të vogël dhe e vëmë në zjarr të vaket pak. Tresim në të majanë e birrës e në vazhdim sheqerin dhe kripën. Shtojmë në tenxhere pjesën tjetër të qumështit dhe miellin, duke e përzier mirë në mikser ose me tel kuzhine. E lëmë masën në ambient të ngrohtë për të paktën 1 orë. Në një tenxhere hedhim vajin, me zjarr jo shumë të nxehtë. Marrim pak brumë me ndihmën e një luge dhe e hedhim në vajin e nxehtë. Në këtë mënyrë veprojmë për të gjitha petullat, të cilat duhet të dalin të vogla e të rrumbullakëta. Pasi të kenë marrë ngjyre ari, i nxjerrim me ndihmën e një luge me vrima. I lëmë të kullojnë në letër kuzhine dhe i servirim të ngrohta , shoqëruar me mjaltë.

Ju bëftë mire!

 

 

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme