Pezullohen 11 subjekte për mosrespektim të masave anti – covid

Gazetare: Klevisa GJIKA

Në 24 orët e funidit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKu dhe Policinë e Shtetit, kryen 1381 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit në kuadër të parandalimit të përhapjes së mëtejshme të COVID – 19 në vendin tonë.

Nga puna e task forcës anti – covid u pezulluan 11 subjekte për shkak të mungesës së zbatimit të protokolleve të sigurisë.

U vendosën 4 masa administrative me gjobë në fasoneri, kompani nafte, supermarket, pezullim aktiviteti për 7 subjekte në institucione publike, market ushqimor, dyqan veshjesh dhe filial banke.

Degët rajonale të Inspektoriatit Shtetëror në qarqet Dibër, Shkodër, Tiranë, Elbasan, Korçë, Fier dhe Vlorë kanë marrë masat administrative kundrejt bizneseve që funksiononin jo në përputhje me protokollin e sigurisë.

Gajtë periudhës së krijuar nga COVID – 19 janë vendosur rreth 400 masa administrative, nga rreth 114 000 inspektime të kryera nga instancat përkatëse.

Postime të ngjashme

Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara