Pezullohet koncensioni i check-up

Për shkak të situatës së krijuar është pezulluar koncensioni i check-up. Burime të Tv Klan pranë Ministrisë së Shëndetësisë thanë se ky koncension është pezulluar për një afat të pacaktuar.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga MSHMS.

Koncensioni i Check Up, nisi punë në shkurt të vitit 2015 dhe ka një afat 10-vjeçar. Ky koncesion parashikon kontrollin e shëndetit bazë për moshën nga 40 në 65 vjec.

Ai është marrë përsipër nga privati dhe më pas paguhet nga shteti në bazë të analizave të kryera.

Kontrata koncensionare e check-up-it parashikon pagesën e koncensionarit për realizimin e të paktën 475 mijë kontrolleve në vit. Fondi është i detyruar të paguajë koncensionarin për këtë numër kontrollesh, pavarësisht numrit të ulët të popullatës që paraqitet për të realizuar kontrollin bazë.

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025