Pfizer dhe Moderna/ Pas Omicron-it vaksinat sezonale kundër Covid dhe gripit do të bëhen normë

Vaksinat kundër COVID-19 dhe gripit do të bëhen normë, sipas një njoftimi të Moderna dhe Pfizer. Prodhuesit e vaksinave mRNA të COVID-19 Moderna dhe Pfizer po punojnë për të zhvilluar versione të reja të vaksinave të tyre për shkak të Omicron.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) të hënën, CEO i Moderna, Stéphane Bancel tha se kompania e tij  po planifikonte të zhvillonte një vaksinë sezonale kundër COVID-19 si dhe sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes si gripi dhe virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV).

“Qëllimi ynë është të jemi në gjendje të kemi një vaksinë të vetme, në mënyrë që të mos kemi probleme, për të cilat njerëzit nuk duan të marrin dy deri në tre injeksione gjatë dimrit por të marirn vetëm një vaksinë për  koronën. për gripin dhe RSV,” tha Bancel.

I pyetur se kur mund të jetë e disponueshme doza e COVID-grip-RSV, ai u përgjigj se “skenari më i mirë do të ishte vjeshta e 2023”. Gjithashtu të hënën, CEO i Pfizer Albert Bourla tha se vala aktuale e Omicron mund të jetë e fundit që kërkon kufizime.

“Skenari më i mundshëm është që virusi të vazhdojë të qarkullojë për disa vite. Është një virus që është përhapur në të gjithë botën dhe është shumë e vështirë të shpëtosh prej tij,” tha ai.

“Por falë mjeteve të shkencës, kjo valë do të jetë e fundit që do të ketë këto lloj kufizimesh. “Për mua, e rëndësishme është që tre doza të bëhen një vaksinim i plotë, pasuar nga një dozë vjetore, me përjashtim të personave me imunitet të dobët që mund të marrin një përforcues çdo katër muaj”, tha ai./ WEF

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese