Pfizer: Pilula kundër Koronës mposht variantin Omicron dhe zvogëlon rezikun e vdekjes

Pilula kundër COVID-19 e kompanisë Pfizer ul rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjes deri në 90% dhe do të funksionojë kundër variantit Omicron, pohoi sot prodhuesi i vaksinave.

“Një studim i më shumë se 2,200 të rriturve të rrezikuar zbuloi se ilaçi, i quajtur Paxlovid, ul rrezikun e rezultateve të rënda me 89%.

Dhe një provë e veçantë e pilulës te të rriturit e shëndetshëm zbuloi se marrja e saj brenda pak ditësh nga vuajtja e simptomave të COVID-19 ul mundësinë për t’u shtruar në spital me 70 për qind”, tha Pfizer, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, testet laboratorike sugjerojnë se Paxlovid do të vazhdojë të ofrojë një përgjigje ‘të fuqishme’ kundër variantit Omicron.

Rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar ka miratuar deri më tani një pilulë në shtëpi në luftën kundër COVID-19. Por molnupiravir, i prodhuar nga Merck dhe Ridgeback me bazë në SHBA, do t’u jepet vetëm njerëzve të moshuar dhe në rrezik brenda 48 orëve nga kapja e virusit si pjesë e një pilot që pritet të nisë deri në fund të vitit.

Prova Pfizer e Paxlovid regjistroi 2,246 të rritur në rrezik, gjysmës së të cilëve iu dha pilula brenda pesë ditëve nga simptomat e tyre të para të COVID-19 si pjesë e provave të fazës dy dhe tre, ndërsa grupi i mbetur mori një pilulë placebo.

Ata zbuluan se ilaçi, i cili merret nga goja çdo 12 orë për pesë ditë, ‘ul ndjeshëm’ rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes me 89% kur merret brenda tre ditëve nga simptomat, krahasuar me grupin placebo.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet