KUJDES! Pickimi nga mushkonjat, burimi i një sërë sëmundjesh ngjitëse dhe të rrezkshme! Ja cilat janë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

mushkonja viruseShpesh kemi vënë re se një kategori e caktuar personash janë më të prirur për t’u pikurar nga mushkonjat, në krahasim me të tjerët. Edhe pse studiuesit ende nuk e kanë identifikuar saktësisht shkakun se çfarë “kërkojnë” mushkonjat tek një person që pickojnë, por deri tani është gjetur se aroma është fajtori kryesor. Njerëzit me përqëndrime të larta të steroidit ose kolesterolit në sipërfaqen e lëkurës janë më të tërhequr nga mushkonjat, si dhe ata që prodhojnë sasi të larta të disa acideve në lëkurë, të tilla si acidi urik. Të gjitha këto substanca mund të shkaktojnë “ndjesinë e erës” tek mushkonjat dhe prandaj ju pickojnë.

Shkencëtarët mendojnë gjithashtu se një kategori e caktuar personash si ata mbipeshë, shtatzënë dhe ata që djerësisin shumë janë magnet për mushkonjat. Pickimi i mushkonjave përveç se është i bezdisshëm, për fat të keq ato mund të bartin dhe sëmundje të ndryshme që çojnë në përhapje masive tek njerëzit.

Disa sëmundje që vijnë nga pickimi i mushkonjave janë:

Virusi Zika: i lidhur me defektet në lindje.

Virusi Tropikal: që çon në ethe hemorragjike.

Virusi West Nile: shkakton ethe, dhimbje të mëdha, të vjella dhe skuqje.

Malarja: shkakton ethe, të dridhura dhe të vjella.

Ethe dhe ngjyrosje e verdhë: shkakton verdhëz, të dridhura të vjella.

Virusi Xhejmstaun Kanion (Jamestoën Canyon): shkakton simptoma që duken si grip.

Virusi Snoushu Hare (Snoëshoe Hare): shkakton marramendje, të vjella dhe skuqje.

Përveç këtyre njihen edhe 175 lloje të ndryshme sëmundjesh dhe virusesh që shkaktohen nga pickimi i mushkonjave dhe që mund të përhapen shumë shpejt. Prandaj është shumë e rëndësishme të dini se si të mbroheni nga pickimi i mushkonjave.

Burimi: David Wofle

Postime të ngjashme

Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze