Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Sfida për reduktimin e peshës është një ndër sfidat më të mëdha me vetveten. Në këto raste vetëm vullneti dhe dieta e shëndetshme janë aleatët tuaj më të fortë e kryesorë në zgjidhjen e këtij problemi.
Kjo pije është e mahnitshme, sepse ka efekte mjaft të mira në reduktimin e yndyrës në të gjitha zonat e trupit dhe në trajtimin e sëmundjeve të tilla, si: diabeti, presioni i lartë i gjakut, problemet me tretjen etj.
Përbërësit: 2 lugë çaji uthull molle, 2 lugë çaji lëng i freskët limoni, 1 lugë çaji kanellë, 1 luge çaji mjaltë, 1 gotë ujë.
Përgatitja: përzieni të gjithë përbërësit së bashku në blender. Konsumojeni lëngun të freskët, menjëherë pas përgatitjes së tij, në mëngjes dhe në mbrëmje.
Kanella: përmban antioksidues të fuqishëm që rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak.
Mjalti: përveç të gjitha dobive shëndetësore që i kemi përmendur disa herë, mjalti përshpejton metabolizmin dhe nxit enzimat që ndikojnë në proçesin e tretjes, për pasojë ai ndihmon edhe në humbjen e peshës.
Uthulla e mollës: përmban kimikate dhe acid acetik, të cilat ulin normën e rrahjeve të shpeshta të zemrës në 60%.
Lëngu i limonit: është i pasur me vitaminë C dhe kontrollon nivelin e pehashit (pH) në trup./ Burimi: steptohelath


