Pija medicinale për femrat: ideale për humbje peshe, reduktim celuliti dhe fytyrë pa puçrra

leng me fara liniKjo pije është ideale për humbje peshe, për shkak të përbërësve të saj. Farat e linit (lirit) janë të pasura me vitamina, minerale dhe acide yndyrore. Këto fara pastrojnë trupin nga toksinat, ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe reduktojnë ndjesinë e urisë. Kjo do të thotë se nëse përgatisni këtë pije në shtëpi do ta keni të garantuar humbjen në peshë, natyrisht nëse mbani edhe një dietë të ekuilibruar.

Përgatitja: hidhni 3 lugë fara lini në një litër ujë të valuar. Lëreni lëngun të qëndrojë gjatë gjithë natës. Do të ishte mirë që ta linit në një termus në mënyrë që uji ta ruante ngrohtësinë e tij. Nëse nuk keni termus, atëherë përdorni një enë me kapak.

Aplikimi: lëngu duhet të konsumohet 3-4 herë në ditë, 150ml, gjysmë ore para një vakti. Lëngu duhet të përgatitet një natë përpara, në mënyrë që të konsumohet që të nesërmen në mëngjes.

Metoda e konsumimit: lëngu i farave të linit duhet të konsumohet për 10 ditë, pastaj duhet të bëni një pushim për 10 ditë të tjera dhe mund ta rifilloni përsëri për të arritur rezultate të tjera. Gjatë ditëve që pini lëngun e farave të linit duhet të konsumoni edhe shumë ujë dhe duhet të ushqeheni në mënyrë të moderuar. Ky lëng redukton oreksin kështu që do të arrini rezultate të dukshme pas 10 ditësh.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave