Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Kur fitoni peshë është e vështirë për ta hequr. Pavarësisht se mund të konsumoni ushqim të shëndetshëm, në qoftë se nuk ushtroheni rregullisht nuk mund t’ja dilni të mbani peshën e dëshirueshme. Por ka zgjidhje dhe për këtë problem. Kjo recetë do të përmirësojë shëndetin tuaj dhe do t’ju ndihmojë të humbisni peshë në mënyrë natyrale, pa u sforcarur.
Përbërësi i vetëm është majdanozi. Priteni majdanoz dhe shtojeni në një litër ujë të vluar, do t’ju duhen 5 lugë majdanoz i grimcuar. Lini majdanozin në ujë për 15-20 minuta, pastaj filtrojeni dhe çaji është gati për konsum.
Majdanozi shërben gjithashtu për të eliminuar nga trupi toksinat, bakteret dhe përbërës të tjerë të dëmshëm.
Majdanozi është gjithashtu antioksidant jashtëzakonisht i mirë.
Ju duhet të dini se çaji i majdanozit është shumë i dobishëm, por nuk duhet të teproni me konsumin.
Në litër në ditë është e mjaftueshme.
Kujdes: më përpara duhet të konsultoheni me mjekun, pasi mund t’ju bëjë reaksion në trup.
Burimi: http://www.healthysuite.net/https://shendeti.com.al


