Pija që shkëlqen fytyrën, 4 përbërësit kryesor

Nëse uji i thjeshtë nuk ju pëlqen, pini nga kjo përbërje dy-tre gota në ditë, me stomakun bosh, si p.sh kur jeni kthyer nga stërvitja apo kur e keni kaluar pasditen jashtë, me qëllim që të përfitoni këta përbërës të mrekullueshëm.

pije 2Mentja

Efekti i saj freskues mund t’ju ndihmojë në zbutjen e skuqjes së fytyrës dhe uljen e temperaturës së trupit. Aromaterapia me mente mund t’ju ndihmojnë në reduktimin e akneve të shkaktuara nga stresi dhe ekzemave.

Çaji i gjelbër

Antioksdiantët që gjenden në të ndihmojnë parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Lëngu i limonit

Është i pasur me vitaminë C, një koenzimë që trupi juaj e përdor për krijimin e kolagjenit, i cili ndihmon në ruajtjen e shëndetit të lëkurës.

caj jeshilXhenxhefili 

Ka veti anti-inflamatore në uljen e nxehtësisë së trupit, lëkurës së irrituar në sipërfaqe dhe thellësi. Gjithashtu, rrënjët e xhenxhefilit ndihmojnë në zbutjen e shqetësimeve në stomak.

Përbërësit:

  • 4 gota uji, të ndara
  • 2 lugë (të mesme) çaj të gjelbër
  • ½ gotë me gjethe menteje të freskëta, të grira
  • 1/3 gotë me xhenxhefil të freskët të grirë
  • 1/3 gotë lëng limoni

Hidhni dy gota uji në çajnik dhe lërini sa të ziejnë. Më pas shtoni çaji e gjelbër, menten, xhenxhefilin dhe lëreni për 30 minuta të ftohet. Hidhini në një kanë me anë të një kullese në mënyrë që të merrni lëngun e mbetur nga çaji i gjelbër dhe gjethet e mentes. Shtoni lëngun e limonit dhe ujin e mbetur.

Mund ta shërbeni me akull.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha