Blerina Bombaj, dietologe
Trumza është ndër erzat më të shëndetshme me përmbajtje të lartë hekuri dhe fitokimikatesh të cilat mbrojnë kundër baktereve dhe mykut! Provoni shije të tilla për të mundësuar hidratim dhe kënaqësi në favor të shëndetit tuaj!
4 racione:
Cerek filxhani sheqer prej kallam sheqerit
2 lugë të mëdha mjaltë
1 kupë ujë mineral natyral
1 lugë të vogël vanilje
1 tufë të vogël trumze
1 kupë lëng limoni
1 kupë ujë me gaz ose natyral – sipas preferencës suaj
Përgatitja:
Përzieni sheqerin, ujin, vaniljen, mjaltin dhe trumzën dhe i vini në zjarr mesatar deri sa të shkrijë sheqeri. Kulloni lëngun për të larguar trumzën dhe e lini të ftohet.
Shtrydhni lëngun e limonit. Në momentin që do e shërbeni vendosni në secilën gotë shurupin e përgatitur me lëngun e limonit dhe e plotësoni sipas dëshirës me akuj, ujë të gazuar dhe një fije trumzë!
Kjo pije është e mrekullueshme për rastet kur keni imunitet të dobët apo alergji sezonale!



