Pijet shumë të nxehta mund të shkaktojnë kancer

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Konsumimi i pijeve shumë të nxehta, si kafja apo çaji, mund të shkaktojnë kancer, paralajmërojnë ekspertët e mjekësisë. Mendohet se temperatura, dhe jo substancat e pijeve, shkakton kancer të ezofagut nëse është mbi 65 gradë.pije te nxehta_kancer

Hulumtuesit shkencor nga Agjencia Ndërkombëtare për Hulumtimin e Kancerit kanë dalë në këtë përfundim pasi analizuan të dhënat e mëshomë se 1000 studimeve shkencore në lidhje me kafen dhe kancerin.

“Këto rezultate sugjerojnë se konsumimi i pijeve shumë të nxehta është ndoshta një nga shkaktarët e kancerit të ezofagut, dhe kjo është temperatura dhe jo pijet në vetvete, që duket sikur janë përgjegjëse”, shprehet Christopher Wild, drejtuesi i agjencisë.

Ndërsa një zëdhënës tjetër i agjencisë deklaroi: “Studime në vende të tilla si Kina, Republika Islamike e Iranit, Turqia dhe Amerika Jugore, ku çaji ose kafja pihen zakonisht shumë të nxehta (rreth 700C) kanë zbuluar se rreziku për t’u prekur nga kanceri i ezofagut rritet nga temperatura me të cilën pihen këto pije”.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës