Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Sëmundja e njollave të lëkurës së këmbëve, duarve apo gojës është një sëmundje virale që më së shumti prek foshnajt dhe fëmijët deri në moshën 5 vjeç. Nuk përjashtohen rastet ku preken edhe të rriturit. Sëmundja prek rreth 200.000 amerikanë çdo vit dhe zakonisht fillon me ethe, humbje oreksi, dhimbje fyti etj. Një ose 2 ditë pas etheve, mund të zhvillohen plagë të dhimbshme në gojë. Ato fillojnë në pjesën e prapme të gojës ose në fyt dhe fillojnë si njolla të vogla të kuqe, ku më pas mund të zhvillohen si në formë ulçerash.
Pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve mund të preken nga pika të vogla të kuqe, gjatë zhvillimit të sëmundjes. Sëmundja është ngjitëse dhe mund të përhapet lehtësisht nga kontakti i mukusit apo pështymës.
Simptomat kryesore të sëmundjes janë:
Ethe
- Dhimbje fyti
- Shkuqje të gjuhës, mishrave të dhëmbëve etj.
- Puçrra të kuqe në pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve.
- Nervozizëm
- Humbje oreksi
Për të paranaluar sëmundjen duhet të lani duart shpesht, duhet të dizinfektoni sendet e prekura nga persona të infektuar dhe duhet të konsultoheni me mjekun.
Burimi: David Wolfe
Si te kurohet kjo semunje
Pershendetje vajza ime eshte 2 vjec e 6 muaj dhe ka te njejtat simptoma, lutem nje pergjigje nga mjeku, si mjekohet kjo viroze.
Si kurohet kjo ju Lutem ? vajza ime 6 vjeqe ika te njejtat puqra rreth gojes. Qe dy vit ka probleme te gjitha Analizat dalin me vlera normale.