“Pilula domate”, shpresë për çiftet që nuk kanë ende fëmijë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Shkencëtarët kanë zbuluar se një lëndë ushqyese që gjendet tek “pilula domate” mund të furnizojë spermën me 70% dhe jep një shpresë të re për çiftet që nuk kanë akoma fëmijë. Shkencëtarët nga Universiteti i Sheffieldit po studiojnë efektin që luan përbërësi likopene (që u jep ngjyrën e kuqe domateve) tek rritja e pjellorisë së meshkujve.

Një ekip nga ky universitet, i udhëhequr nga profesori Allan Pacey, një nga ekspertët më të mirë britanik në çështjet e infertilitetit, është duke rekrutuar 60 meshkuj të grupmoshës 18-30 vjeç për të marrë pjesë në një studim tremujor. Disa vullnetarë do të marrin kapsula dy herë në ditë, nga një suplement i quajtur XY Pro.

Studimi vjen pasi Britania po përballet me një epidemi të çifteve pa fëmijë, ku një në gjashtë çifte janë pa fëmijë, dhe kjo si pasojë e cilësisë së dobët të spermës.

“Studime të ndryshme në të gjithë botën kanë treguar se vetitë antioksiduese të përbërësit likopene kanë një efekt shumë pozitiv tek cilësia e spermës, prandaj duam që të bëjmë edhe më shumë studime,” deklaroi prof. Allan Pacey.

“Prodhimi i spermës merr kohë tre muaj. Ky studim do të na tregojë nëse likopeni përmirëson cilësinë e spermës, duke reduktuar dëmtimin e ADN-së”, shtoi ai.

“Nëse do të funksionojë tek vullnetarët, atëherë duhet ta testojmë atë tek pacientët që e kanë të pamundur të bëjnë fëmijë.”

Një studim i publikuar kohët e fundit nga specialistët e fertilitetit të klinikës më prestigjioze në Amerikë, Klinika Cleveland në Ohajo, ka treguar se përbërësi likopene mund të rrisë cilësinë e spermës me 70%. Sipas profesor Pacey, një sërë studimesh të tjera të kryer më parë kanë treguar se likopene mund të ngadalësojë avancimin e kancerit të prostatës.

Profesori Roger Kirby, specialist i shëndetit riprodhues të meshkujve, thotë gjithashtu se e ka rekomanduar gjithmonë përdorimin e përbërësit likopene. “E kam rekomanduar atë për shumë vite, dhe do të doja që të kryheshin më shumë eksperimente për të provuar se si funksionon”, shprehet ai.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse