Pilulat kontraceptive ofrojnë mbrojtje kundër kancerit të mitrës

Sipas një studimi të publikuar në “Onkologjinë Lancet”, thuhet se pilulat kontraceptive që kontrollojnë shtatzëninë, ofrojnë mbrojtje afatgjatë kundër kancerit endometrial (të mitrës). Hulumtuesit thonë se gjatë dekadës së kaluar, pilula ka penguar rreth 200.000 raste të sëmundjes në vendet e zhvilluara.

kontraceptivKanceri endometrilal prek mitrën dhe prek femrat mbi moshën 45 vjeç.

Prof. Valerie Beral (Universiteti i Oksfordit) thotë se efekti i fortë mbrojtës i këtyre kontraceptivëve oralë vazhdon me dekada edhe pas ndërprerjes së pilulës, nëse ajo është pirë disa herë nga fermat pas të 20-ve dhe vazhdojnë ta përdorin edhe në të 50-at. Ajo çfarë ishte e paqartë për studiuesit, ishte nëse efekti pozitiv i pilulës kundër kancerit vazhdonte të ofronte mbrojtjen e saj edhe pas mospërdorimit të saj për një kohë të gjatë. Sasia e estrogjenit në pilula ishte ajo që jepte efektet pozitive në parandalimin e kancerit endometrial, pavarësisht sasisë së tij në pilula. Për përdorimin çdo 5 vjet të pilulës kontraceptive, ekspertët thonë se rreziku kundër kancerit është reduktuar me rreth 25%.

Bazuar në të dhënat e 50 viteve të fundit. Thuhet se midis viteve 1965 dhe 2014 përdorimi i pilulës kontraceptive ka penguar rreth 400.000 raste të kancerit endometrial në vendet e zhvilluara dhe rreth 200.000 prej këtyre rasteve kanë qenë midis viteve 2005-2014.

Fakte të shpejta rreth kancerit të mitrës

Mundësia e një gruaje që të diagnostifikohet me kancer endometrial është 1 në 37

Edhe pse kanceri endometrial është më i zakonshëm tek femrat e bardha, femrat me ngjyrë të errët kanë pasur vdekshmërinë më të lartë nga kjo sëmundje.

Rreth 600.000 gra në SHBA i kanë mbijetuar kësaj sëmundjeje.

Përshtati në shqip për “Shëndet+” : Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen