Pini ujë edhe kur nuk jeni të etur? Ja nga çfarë rrezikoheni

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Doktorët, shkencëtarët dhe të dashurit tanë, të gjithë na kujtojnë se duhet të konsumojmë 8 gota me ujë çdo ditë. Por, a ka ndonjë të vërtetë pas këtij miti?

Si duket jo, pasi ekspertët po paralajmërojnë tani se rifreskimi me ujë kur nuk jeni të etur mund t’ju vrasë.

Konsumimi i tepërt lëngjeve pengon mekanizimin mbrojtës të gëlltitjes brenda trurit, ka zbuluar një studim i ri.uje

Duke e forcuar trupin të pijë më shumë ujë seç duhet, e ndaloni më shumë këtë mekanizëm, duke u rrezikuar nga intoksikimi i ujit, pretendojnë shkencëtarët.

Kur konsumohen shumë lëngje, shfaqet gjendja hiponatremia, ku nivelet e sodiumit në gjak ulen shumë poshtë normales. Ajo mund të shkaktojë letargji, të vjella, konvulsion, madje mund të çojë edhe në gjendje kome ose vdekje nëse lihet pa trajtuar.

Autori kryesor i studimit, dr. Michael Farrell, nga Universiteti Monash, Melburne, thotë: “Duhet të bëjmë vetëm atë që na kërkon trupi. Pini ujë vetëm kur jeni të etur dhe jo me orar të programuar”.

Sipas tij, ka pasur raste të atletëve në maratonë që kanë vdekur vetëm për shkak të rekomandimeve për të pirë sa më shumë lëngje, edhe kur nuk ishin të etur.

Mungesa e ujit gjithashtu sjell disa pasoja negative në organizëm, si rezultat i dehidratimit. (Lexoni- 10 problemet që shkaktohen nga dehidratimi dhe konsumimi i pakët i ujit).

Studimi është publikuar në internet tek “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi