Pipero: Është kriminale ajo çka po bëhet me mjekët

Po kërkohen shkaqe për të denigruar e vrarë bluzat e bardha. Kështu shprehet Pëllumb Pipero, ish-drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë dhe tashmë mjek pranë spitalit Infektiv në QSUT, në një deklaratë të vetën në Pellumb Pipero (2)rrjetet sociale, teksa i referohet rastit të videos së fundit të mjekes së akuzuar për marrjen e një 200-lekëshi. Pas reagimeve të shumta kundër pezullimit të mjekes nga detyra nga një video që tregonte më tepër kërcënimin e mjekëve sesa korruptimin, Pëllumb Pipero, thotë:

“Është i patolerueshëm korrupsioni (më saktë percepsioni për korrupsionin alla 200-lekësh të bluzave të bardha) kudo që mund të shfaqet. Por është kriminale t’i provokosh mjekët me një 2000-lekësh të vjetër dhe Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria të bëjë sehir e të gjejë shkak për të denigruar, sulmuar, baltosur e vrarë bluzat e bardha.

“Vallë ku po shkoni dhe ku po e çoni këtë vend? Doni ta lini fare pa mjekë, pa këta shërbëtorë (në kuptimin më të mirë të fjalës) të shëndetit të qytetarëve? Vallë me kë dhe si do e mirëmbani shëndetin tuaj dhe të popullit apo duke sulur popullin në emrin tuaj për të vrarë mjekët, si dikur ju (domethënë ata), duke vrarë në emër të popullit?!”

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak