Pipero: Nëse rastet do të vijnë me këto ritme, do të lindë nevoja për spitalin Covid 2

Në një lidhje me Skype me edicionin e lajmeve në Ora News, mjeku Pëllumb Pipero tha se nëse rastet vazhdojnë me këto ritme, atëherë do të lindë nevoja për një spital Covid 2.

Ai shtoi se janë 4 pacientë në terapi intensive. Pipero tha se mjekimi në vendin tonë është po ai që përdoret edhe në vendet e tjera.

Pipero: Nëse rastet me koronavirus vijnë me këto ritme atëherë, do të lindë nevoja për të kaluar në skenarin e dytë, për të hapur spitalin Covid 2. Dua të ritheksoj se OBSH nuk ka një protokoll anti-covid, por ka një protokoll simptomatike. Situata e të sëmurëve tanë është shumë dinamike. Ne kemi momentalisht 4 pacientë në terapi intensive. Ndërkohë, eksperience e vendeve të tjera, ka modeluar një protokoll ende të pa miratuar nga institucionet ndërkombëtare, me trajtimin me oksigjeno-terapi. Janë porositur medikamente të tjera. Dua të siguroj të gjithë qytetarët se mjekimi është ai që përdoret edhe në vendet e tjera. 

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë