Pipero: Pavionet e Spitalit Infektiv po hyjnë njëri pas tjetrit në betejë

Nga Pëllumb Pipero

Si në një betejë të vërtetë, por këtë radhë me një armik të padukshëm dhe shumë vrastar, shumë tinzar dhe ende të pa njohur mirë nga shkenca mjekësore, pavjonet e spitalit infektiv njëri pas tjetrit po hyjnë në betejë.

Këta mjekë e infermierë janë një pjesë e ekipit të talentuar, punëshumë e fjalëpak, të përkushtuar deri në fund për ta fituar betejën me Covid 19.

Ne sot kemi në spital 72 pacientë, secili me probleme nga të lehta deri shumë të rënda shëndetësore, por kemi edhe 17 të shëruar, edhe pse ju duhet ende të qendrojnë në shtëpi. Ne jemi në detyrë, per t’ju shërbyer juve.

Ju, të dashur qytetarë qëndroni në shtëpi për të mos rënë në kontakt me virusin. Së bashku do e fitojmë këtë betejë, se lufta vazhdon. Ne bluzat e bardha e kemi gjithë jetën sfidë, gjithe jetën luftë me agjentët mikrobikë, bakterie apo viruse qofshin ato, sikundër është dhe Covid 19. Së bashku ja dalim, së bashku do fitojmë!

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë