Pipero për largimet nga Tirana: Po bëjnë gabim shumë të madh

Pas vendimit të qeverisë, për të bllokuar hyrjen dhe daljen e mjeteve nga Tirana mëngjesin e së premtes, në studion e emisionit “Opinion”, mjeku Pëllumb Pipero tha se kishte informacione, që një numër i madh qytetarësh janë larguar pasditen e së enjtes nga Tirana.

Pipero e cilësoi këtë veprim një gabim shumë të rëndë, duke e krahasuar me sjelljen e italianëve, kur nisi të shfaqet koronavirusi.

“Me qindra automjete apo shqiptarë kanë udhëtuar nga Tirana në drejtim të Korçës apo Shkodrës dhe Lezhës për fundjavë. Besoj se po bëjnë një gabim shumë të rëndë dhe është gabimi që bëri dhe Italia që në fazat e parë të kësaj epidemie, duke lejuar veriun të ikte në jug. Përmes jush bëj një thirrje tjetër. Mirë që kanë vajtur po të paktën të jepet një urdhër i prerë që nesër të mos hapet asnjë shërbim. Është një gabim shumë i madh në këtë situatë. Gjysma e Tiranës mund të jetë në Pogradec nesër, ështtë shumë gabim”, tha infeksionisti i njohur.

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025