Blerina Bombaj, dietologe
Për 6 copë
- 1 kupë ujë të vakët
- 2 ¼ l.v. maja organike
2l.v. sheqer kaf të trashë- 2 kupa miell integral
- 1l.v. kripë deti
- 1l.m. vaj ulliri
Përgatitja:
- Në një kupë përzieni ¾ e ujit me majanë dhe sheqerin. I lini mënjanë 5minuta.
- Në një tas të madh, vendosni miellin dhe kripën. Përzieni dhe bëni një gropë në mes. Hidhni aty përzierjen e ujit me majanë bashkë me vajin e ullirit. Nëse brumi duket i trashë, hidhini edhe pjesën tjetër të ujit dhe përzieni.
- Hiqeni brumin nga tasi dhe e lyeni me pak miell në një sipërfaqe të sheshtë. Punoni brumin rreth 10 min sa të bëhet i butë. E lyeni tasin me vaj dhe e vendosni brumin sërish aty. E mbuloni me një pecetë kuzhine dhe e lini në një vend të ngrohtë të kuzhinës për 30 min.
- Pas 30 min e nxirrni brumin dhe e ndani në 6 pjesë. Formoni masa rrumbullake. Formoni me pec ose me një gotë të gjatë 6 kuleçë në formë pitesh rrumbullake. I lyeni me pak miell dhe i mbuloni me pecetë që të mos thahen.
5. Vini një tigan në zjarr mesatar. I piqni rreth 1-2 min nga çdo anë. E mbështillni secilën në një pecetë kuzhine të pastër sa të bëhen të gjitha!


