Pjeshkët, ja se çfarë i shkaktojnë trupit tuaj

PjeshkaZemra, zorrët përfitojnë shumë prej përdorimit të pjeshkës, megjithatë nuk qëndrojnë pas as veshkat dhe fshikëza e urinës, duke e bërë pjeshkën një frut që nuk duhet lënë mënjanë

Përgatiti: Arlinda Gjypi

Nëse keni menduar se pjeshkët janë një frut që nuk është i përshtatshëm për ju, bëni mirë të ndërroni mendje. Sepse faktet e mëposhtme, të prezantuara nga “Shëndet+” do t’ju bëjnë të kuptoni se ç’keni humbur deri tani. E nëse pjeshkët janë ndër frutat që doni t’i keni gjithnjë, ndoshta do t’ia keni ndjerë shijen, por tashmë është mirë të kuptoni dhe se si veprojnë ato në shëndetin tuaj.

Si fillim duhet të dini se pjeshkët janë rritur prej shekujsh. Fillimisht ato kultivoheshin në Kinë ku konsiderohen si simbol i pavdekësisë dhe miqësisë. Sot ne i konsiderojmë më shumë si superushqim bashkë me fruta si molla dhe dardha.

vajza pjeshkaJa disa mënyra se si pjeshkët e forcojnë shëndetin tuaj:

  • Pjeshkët janë ushqim shumë i mirë për humbjen e peshës. Një pjeshkë ju bën të ndiheni plot dhe ju bën të përmbaheni nga e mbingrëna. Përfitimi: një pjeshkë përmban shumë pak kalori dhe aspak yndyrna.
  • Luftojnë obezitetin dhe sëmundjet kardiovaskulare. Pjeshkët janë të pasura me fitokimikate të quajtura fenol që veprojnë si antioksidantë.
  • Mbajnë lëkurën të shëndetshme. Vitamina A dhe C e bëjnë pjeshkën të jetë një përbërës natyror i mrekullueshëm dhe ajo përdoret shpesh në kozmetikë. Këto vitamina ndihmojnë në rigjenerimin e indeve të lëkurës.
  • Ulin rënien e flokëve përmes efekteve të saj pozitive në skalpin e kokës.
  • Janë lehtësues të stresit, pasi ndihmojnë në uljen e ankthit. Në Hungari pjeshkët shpesh cilësohen edhe si “Fruti i qetësisë”.
  • Ndihmon në parandalimin e kancerit përmes selenit, një mineral me veti antioksidante që i mbron qelizat nga dëmtimi.
  • Pjeshkët ndihmojnë në largimin e krimbave nga zorët.
  • Kanë efekt diuretik që ndihmon në pastrimin e veshkave dhe fshikëzës së urinës

(Materialin e plotë mund ta lexoni në numrin 14-30 prill 2014 të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun