Plakja dhe vdekja, fakte mbi dy proceset e pashmangshme të jetës

Plakja është një proces i nevojshëm dhe i pashmangshëm në jetën tonë. Nëpërmjet disa fakteve ne mund të mësojmë më shumë rreth këtij procesi:

Pesha e hirit të një personi të djegur është mesatarisht 4 kg. Ajo që na bën ne të kemi peshë është sasia e ujit e grumbulluar në qelizat tona. Gjatë djegjes së trupit, uji si dhe pjesa më e madhe e indeve shkatërrohen. Flokët dhe thonjtë nuk vazhdojnë të rriten më pas vdekjes. Pas moshës 60 vjeç, njerëzit fillojnë të humbin gjysmat e aftësive të të shijuarit,  prandaj dhe nuk duhet të besojmë shumë tek gatimet e gjyshes. Shumë të moshuar priren të humbin aftësitë e të shijuarit dhe shpesh duan më shumë erëza për të shijuar gatimin.

Jeta plakja vdekjaSytë nuk pësojnë ndryshim që nga lindja, ndërsa hunda dhe veshët vazhdojnë të rriten gjatë gjithë jetës. Sytë e fëmijëve do të kenë të njëjtën madhësi për gjithë jetën e tyre, ndërsa hunda dhe veshët do vazhdojnë të rriten gjatë gjithë jetës së tyre dhe studimet kanë treguar se rritja arrin pikun në cikle 7-vjeçare.

Pas moshës 60-vjeçare 60 % e burrave dhe 40% e grave fillojnë të gërhasin. Nëse bashkëshorti/ja juaj gërhet, e dini shumë mirë se kjo zhurmë mund të jetë shurdhuese. Gërhimat normale janë zakonisht 60 decibel, njësoj me nivelin e të folurit. Ndërsa gërhimat e forta shkojnë në rreth 80 decibel, një zhurmë e njëjtë me një çekiç që çan betonin.

Madhësia e kokës së fëmijës është sa 1/4 e gjatësisë së trupit të tij dhe pas moshës 25 vjeç do të jetë sa 1/8 e gjatësisë së tij. Siç duket, koka e fëmijëve nuk zhvillohet aq shumë sa pjesët e tjera të trupit, si këmbët ose krahët./ Përgatiti: Elena Beta

 

Postime të ngjashme

Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Ministrja Sala: Do të ngrihet Instituti Kombëtar i Tumoreve! Dializa dhe check up i kalojnë shtetit
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak