Plan i ri masash për vaksinimin e çdo fëmije. Në tetor futet vaksinë e re

Duke filluar nga 1 tetori, një vaksinë e re, Rotavirusi, do t’i shtohet kalendarit të vaksinimit, duke e çuar në 12 numrin e vaksinave të detyrueshme dhe duke e përafruar kalendarin tonë me atë të vendeve të Bashkimit Evropian.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se do të nisë një verifikim i imtësishëm në çdo strukturë arsimore, për kartelat e vaksinimit.

Me nisjen e procesit të regjistrimit në çerdhe, kopshte dhe shkolla, Njësitë Vendore të shëndetësisë do të jenë në terren për monitorimin e  kartelave të vaksinimit në çdo strukturë arsimore, qoftë publike apo private.

Sipas Urdhrit të Ministres, do të ketë një koordinim të strukturave shëndetësore në territor dhe çdo institucion që nuk plotëson detyrimin për të pasur kartelën e vaksinimit për çdo fëmijë, do të gjobitet, sipas ligjit./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik