Plani i lehtësimit të masave anti-COVID/ Hyn në fuqi rregulli i ri, lejohen grumbullimet deri në 50 persona

Në kuadër të përmirësimit të lehtësimit të masave anti-COVID, pas përmirësimit të situatës epidemologjike, nga sot (15 qershor) hyn në fuqi rregulli i ri, ku grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona.

Plani i lehtësimit të masave anti-COVID përfshin edhe heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme, ndërkohë që qëndron në fuqi detyrimi i mbajtjes së barrierës mbrojtëse në ambientet e mbyllura, si dhe në mjetet e transportit publik. Po ashtu, ora policore vazhdon të jetë në orën 23:00- 06:00.

Ndërsa klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika, sipas njoftimit, do të lejohet deri në orën 22:00.

Ndërkohë, nga data 1 korrik:

  • Ora policore shtyhet në orën 24.00 – 06:00.
    Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
    • Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.
    •Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të ISHP.

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë