Plehrat e kryeqytetit “mbysin” plazhet

Mark Brunga

Godulla (Kurbin) dikur ishte një plazh krejtësisht i virgjër. Njerëzit gëzonin pushimet duke shijuar bukurinë e tij, rërën e pastër, ujin e pijshëm të rrjedhshëm. Tashmë, njerëzit nuk vijnë më.

Gotulla lopetMjetet e kanë të vështirë për t’u afruar, pasi ura është e pasigurt dhe e arnuar nga fshatarët për shkak të mungesës së investimeve, ndërsa rrugë, është një udhëtim i dhimbshëm për këdo.

Në zonën jugore, Godulla ka fqinj plazhin e fshatit Likmetaj të Ishmit. Lumi me të njejtin emër është ndotësi më i madh në gjirin e Shëngjinit. Një ndotja plastikave“skrapamento” që derdh në këto brigje gjithë llumin e plehrave të Tiranës dhe të Fushë-Krujës, si dhe të të gjitha vendbanimeve që e shoqërojnë atë. Deri tek mbetjet spitalore dhe shishet me ilaçe të skaduara që shihen me sy të lirë.

Lopët kullosin të qeta dhe “bëjnë plazh” të vetmuara në bregdet. Ndërsa uji i detit është braktisur nga gjallesat. Sipas peshkatarëve, niveli i peshkut ka rënë dukshëm. Njëri prej tyre thotë me pesimizëm: “Kjo zonë është e rrezikuar. Plazhi është krejt i papastër. Po nuk u vu dorë në të, plazh nuk do të ketë. Rruga është copë-copë. Peshk nuk ka.”

mbeturinat 2***

Në çdo zonë të bregdetit ka pasur investime private. Këtu jo. Pasi askush nuk ka pasur besim se do te kishte ndonjë përfitim të shpejtë siç ndodh gjatë sezoneve të plazhit. Një qytezë me dërrasa dhe barraka të kalbura e konkretizon tejet shpresën e vdekur të një zone që mund të kishte lulëzuar me pak kujdes shtetëror. Kjo pasi  lokalët nuk kanë mundësi që të ndërpresin ortekun e plehrave nga Tirana. Sipas vendasve, rruga që të dërgon drejt këtij bregdeti është tërësisht e amortizuar dhe tepër e vëshirë për të kaluar me mjete. Ura që lidh fshatin Adriatik të Kurbinit me plazhin e Godullës, është një rrezik për t’u kaluar, ndonëse banorët kanë ndërhyrë disa herë në riparimin e saj në mënyrë private. Vizitorët e vetëm në vendin që duhet të ishte perla e detit Adriatik janë bagëtitë e banorëve të zonës. Mbetjet e kryeqytetit dhe të Fushë-Krujes kanë pushtuar plazhin. Lumenjtë Ishëm dhe Lana shkarkojnë çdo ditë në këtë bregdet tonelata me mbeturina, duke e ndotur masivisht këtë zonë.

peisazh ne bregdetKëtë vit as peshkatarët e zonës nuk gjenden më këtu, pasi ndotja ka deportuar në thellësi të detit dhe gjuetia nuk ka asnjë rendiment. Varkat dhe barakat e peshkatarëve tashmë janë bosh.

Një i moshuar thotë: “Më parë Godulla ishte plazh mjaft i përshatshëm, vinin shumë njerëz për pushime, ishte krejtesisht i pastër dhe nuk mungonte asgjë. Kishte edhe ujë të rrjedhshëm, të pishëm, që tani mungon. Rëra ka qenë e pastër dhe asgjë nuk mungonte për sa i përket higjienës në përgjithësi. Ndërsa sot gjendja paraqitet e mjerueshme. E themi me keqardhje pëasi mbeturinat vijnë nga Tirana, nga Fushë-Kruja dhe depozitohen këtu, duke e kthyer në një gjendje jo të mirë, plot papastërti, duke krijuar kushte që njerëzit edhe të infektohen, meqenëse ky plazh përsëri me gjithë këtë nivel papastërtie frekuentohet nga banorët e zonës në afërsi, pasi është edhe pjesa më e mirë bregdetare që preferohet nga njerëzit”.

Banorë të tjerë mendojnë se edhe në këtë sezon turistik pushuesit do të mungojnë, ndërsa shumë shpejt 6 kilometrat e këtij plazhi rrezikojnë të zhduken nga harta.

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën