Pneumologia Silvana Bala: Ajri i ndotur, shkak për sëmundje pulmonare. Për 2016-n, 450 raste të reja me kancer në mushkëri.

Të gjithë e dimë që një ambient i shëndetshëm është një ambient atmosferik i pastër. Një ambient i ndotur gjithmonë bëhet shkak për sëmundjet pulmonare, për faktin se organi i mushkërisë është organi që pasqyron në mënyrë direkte impaktin e ndotjes së ambjentit.

Kanceri i mushkërive si burim të parë ka prekjen e mushkërisë nga duhani.

Ndotja e ambientit të punës, është e dyta. Kur këtyre faktorëve iu shtohet dhe ndotja e ambientit të jashtëm, normalisht që risku është edhe më i madh. Por sëmundjet që gjenerojnë nga ndotja e ambientit më të shpeshtat janë: bronkitet akute, bronkitet astmatiforme, astma bronkiale etj.

Ato qytete të mëdha që kanë industri kimike, industri të përpunimit të çimentos, industri të përgatitjes së lëndëve të ndërtimit, qytetet të cilat kanë ndërtime apo janë qytete në ndërtim, janë qytete të cilat normalisht pasqyrojnë dhe një ndotje të lartë të ambientit atmosferik.

Plus kësaj, qyteti ka dhe një qarkullim të madh të automjeteve më shumë se sa zonat e fshatrave. Pikërisht konsumi i një karburanti të një cilësie jo të mirë dhe djegia jo e plotë në produktet përfundimtare të këtyre karburanteve, përdorimi i makinave relativisht të vjetra, trafiku i rënduar bëhen shkak për rritjen e grimcave të koncentruara në ajrin atmosferik. Këto janë shumë të rrezikshme pastaj për lindjen e sëmundjeve që ne thamë./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

EUAR- veprim dhe reflektim për të njohur mjedisin
Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare